Gjeste të gjuhës së trupit që krijojnë përshtypje të gabuara për ju!

Life style

Gjeste të gjuhës së trupit që krijojnë përshtypje të gabuara për ju!

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Thuhet se njerëzit krijojnë një përshtypje që në 30 sekondat e para që ju takojnë dhe gjuha juaj e trupit është më e rëndësishme edhe se vetë bisedat që bëni! Eshtë shumë e rëndësishme të fokusoheni tek njeriu me të cilin po flisni, pasi gjeste të vogla tregojnë shumë, edhe nëse për momentin ju s'jeni të vetëdijshëm që po i bëni.

1. Të shohësh orën

Ky veprim zëre se i thotë kolegëve/miqve tuaj se je tmerrësisht i mërzitur dhe se mezi po pret të largohesh që aty. Nëse vërtet ke diçka që të nxiton dhe duhet të jesh diku në një orë specifike, bëja të ditur të gjithëve. Vendos një alarm të lehtë në telefon dhe kur të vijë kohë, kërko ndjesë. Njerëzit kanë tendencën të jenë më mirkuptues kur janë në dijeni të problemit.

2. Shtrëngimi i butë i dorës

I bën të tjerët të mendojnë se nuk do t'ja dish fare për ta. Jepni një përshtypje të gabuar edhe pa e kuptuar fare. Prandaj kur jepni dorën bëjeni tamam dhe me mendjen aty.

3. Kur bllokoni hapësirën mes jush dhe personit tjetër

Nëse kur flisni me të tjerë, keni tendencën të krijoni një lloj barriere të panevojshme mes jush, u jepni përshtypjen sikur nuk doni t'i dëgjoni ose po i ndërprisni. Mos mbani telefonin në duar dhe as ndonjë libër aty pranë. Fokusohuni!

4. Mos ju afroni shumë njerëzve

Distanca që duhet të mbani prej një personi është nga 45 cm deri në 122cm, një distancë që s'duhet tejkaluar nga të panjohurit pa leje. Duke abuzuar me afrimitetin, do t'i bëni njerëzit të ndihen në siklet dhe do të marrin një energji të keqe prej jush. 

5. Kur ktheni këmbët në të kundërt të personit që keni përballë.

Kjo do t'ju tregojë atyre që doni të merrni një tjetër drejtim dhe s'doni të qëndroni më aty. I jepni mesazhin që s'janë ata prioritet për momentin dhe kështu mund të krijoni keqkuptime. Eshtë e rëndësishme të qëndrosh i përqëndruar në bisedë.

6. Të mos "pasqyroni" sjelljet e personit tjetër

Me këtë nuk e kemi fjalën të imitojnë si robot personin tjetër, por thjesht të jemi në një linjë me ta. Nëse ata qeshin me çfarë tregojnë, s'do të ishte keq t'i bëni të kuptojnë se jeni përfshirë në bisedë. Kështu do ta ndjejnë se i kuptoni dhe i shihni gjërat me të njëjtën perspektivë si ata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat