Nga zgjedhja e produkteve të duhura e deri te ndjekja e zellshme e një rutine të kujdesit të flokëve, njerëzit shpesh mbeten duke pyetur veten se si të kujdesen për flokët e tyre, për t’i mbajtur ato të shëndetshme dhe me shkëlqim. Sidoqoftë, një pyetje që shpesh i shqetëson të gjithë është, sa shpesh duhet të lahen flokët?
Derisa disa njerëz preferojnë larjen e flokëve çdo ditë, disa kalojnë ditë pa bërë këtë.
Flokët e yndyrshëm janë një ndjesi e keqe, por vaji që prodhohet në kokën tuaj është jetik për flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim.
Sipas dermatologëve se sa shpesh i lan flokët është një zgjedhje shumë personale.
Ju mund t’i lani flokët tuaj çdo ditë, nëse keni zbokth, por është më e rëndësishme të zgjedhësh shampon e duhur nëse i lan flokët çdo ditë.
Ndërkaq ata me lëkurë të thatë të kokës mund t’i lajnë dy ose tri herë në javë.