1. Vendosni një qëllim
Nëse nuk dini çfarë doni, atëherë me shumë gjasa s'do të dini as çfarë të bëni. Vini një qëllim të qartë, punojeni për ta arritur dhe përsërisni të njëjtën gjë.
2. Sakrfikoni
Nëse nuk sakrifikoni për çfarë doni të arrini, atëherë është ëndrra juaj e madhe që do të sakrifikohet.
3. Shëndeti.
Hani mirë, flini mjaftueshëm, meditoni, shlodhuni mjaftueshëm. Nëse ju s'jeni në përformancën tuaj më të mirë, aq biznesi juaj s'do jetë.
4. Mirënjohje
Praktikojeni çdo ditë të jetës suaj për të balancuar rutinën.
5. Rezistojini impulseve
Kur jeni duke punuar e dimë që është e vështirë t'i rezistoni dëshirës për të parë në rrjete sociale, apo për të ngrënë diçka të pashëndetshme, por mësohuni të rezistoni.
6. Qëndrueshmëri
Pavarësisht rezultateve, duhet të tregoni qëndrueshmëri dhe durim. Suksesi do kohën e tij. Mos prisni rezultate të menjëhershme.
7. Investoni tek vetja.
Një kurs online, një libër më shumë apo një kuriozitet i mësuar janë shumë. Dija s'do t'ju lërë kurrë në baltë.