Për të gjithë ata që e urrejnë vendosjen e alarmit një orë më parë për të shkuar në palestër, shkencëtarët mund të kenë një lajm të mirë.
Stërvitjet e pasdites çojnë në rezultate më të mira për disa njerëz, sipas një studimi të botuar këtë vit. Studimi, i cili vëzhgoi burrat që janë në rrezik ose të diagnostikuar me diabet të tipit 2, zbuloi se pjesëmarrësit që ushtroheshin pasdite përjetonin më shumë përfitime metabolike, si dhe efekte më pozitive në performancën e tyre të stërvitjes dhe masën e yndyrës në krahasim me pjesëmarrësit që ushtroheshin në mengjes.
Studiuesit thonë se nuk e dinë saktësisht pse stërvitja pasdite mund të çojë në rezultate më të mira - ka të ngjarë të jetë për shkak të një kombinimi faktorësh dhe nevojiten më shumë kërkime - por ata mund të spekulojnë bazuar në atë që dihet për fiziologjinë njerëzore dhe kohën biologjike.
"Trupi ynë ka një orë biologjike, dhe kjo rregullon shumë procese në trup dhe këto procese kanë një ritëm", thotë autori i studimit Patrick Schrauëen. "Disa nga këto janë të njohura si temperatura e trupit dhe presioni i gjakut".
Orët biologjike gjithashtu ndikojnë në metabolizmin tonë dhe nëse trupat tanë djegin yndyrë ose karbohidrate në kohë të caktuara, shtoi ai. Dhe për pjesëmarrësit e studimit të cilët ishin obezë ose në rrezik për diabetin e tipit 2, ato procese të djegies së dhjamit ishin më optimale në orët e pasdites.
Marrja e ushqimit gjithashtu ka të ngjarë të luajë një rol. Ju keni pasur më shumë orë zgjimi në ditë, jeni më zgjuar, keni pasur një shans për të ushqyer sistemin pak më shumë.
Temperaturat më të larta të trupit pasdite gjithashtu mund të ndihmojnë në performancën e muskujve, pothuajse si një ngrohje e integruar ditore.
Sidoqoftë, cilësia e stërvitjes e mund orën se kur stërviteni: Për shumë njerëz, stërvitja është optimale në çdo orë të ditës, mjafton të jetë cilësore.
Për më tepër, sido që të jetë zgjidhja juaj, ritmet cirkadiane janë të rregullueshme. Me pak këmbëngulje, ju mund të ktheheni nga "buf nate", në "zog mëngjesi", nëse secila prej këtyre ju përshtatet më shumë se tjetra.