Uji është i vlefshëm dhe i nevojshëm në punën e përditshme të shtëpisë, por ka disa sende që nuk duhet t’i pastroni kurrë me të. Këto janë tre gjëra në të cilat duhet të shmangni ujin.
Sendet prej lëkure
Divani prej lëkure nuk duhet të pastrohet me ujë, pasi bën që lëkura të prishet më shpejt.
Vegla muzikore
Sidomos ato të bazuara në dru, të tilla si piano, kitarë, violinë dhe daulle, mund të zbardhen nëse përdorni ujë dhe mund të krijoni një problem për vetë instrumentin.
Tastiera
Mos e pastroni tastierën me ujë pasi pluhuri nuk do të largohet dhe rrezikoni të dëmtoni pajisjen.