Një burrë 35-vjeçar ka rrëfyer se nuk po arrin të kënaq të dashurën e tij në shtrat, për shkak të ilaçeve që po i përdor.
Ai ka treguar se partnerja e tij është e sjellshme dhe mbështetëse e tij, mirëpo ai po frikësohet se ajo do ta lërë për shkak të “dështimit” në seks, përcjell Bota sot.
Rrëfimi i tij i plotë:
Nuk mund të kem ereksion me mjekimin tim të ri dhe po e zhgënjej të dashurën time
E dashur psikologe: Ilaçet me recetë më kanë bërë të dështoj në dhomën e gjumit dhe tani jam i shqetësuar se partnerja ime do të më lërë.
Unë jam 35-vjeçar dhe jam në lidhje qe shtatë vite me të dashurën time, e cila është 31-vjeçe.
Ajo është e mrekullueshme – e sjellshme dhe mbështetëse – dhe ka qëndruar me mua edhe pse kisha probleme të ndryshme serioze shëndetësore.
Kohët e fundit, mjeku më dha disa ilaçe. Unë marr kaq shumë tableta çdo ditë saqë më bënin të lëkundesha.
Por megjithëse ndihem më i shëndetshëm që kur kam marrë barërat, kam pasur probleme me arritjen dhe mbajtjen e ereksionit.
Partnerja im nuk ankohet kurrë. Ajo thotë se më do më shumë se vetëm për seks.
Por ndihem sikur po e zhgënjej atë.
Të dy jemi të rinj. Unë mendoj se ajo e meriton të jetë me dikë të shëndetshëm, i cili mund të performojë në shtrat.
Unë jam i shqetësuar se përfundimisht ajo do të ngopet dhe do të gjejë dikë që mund ta kënaqë atë.
Përgjigjja e psikologes:
Disa ilaçe mund të ndikojnë në epshin dhe funksionin seksual.
Mund të jetë e mundur të përshkruhen alternativa që nuk e bëjnë këtë, kështu që bisedoni me mjekun tuaj.
As ankthi juaj për këtë nuk do të ndihmojë. Paketa ime e mbështetjes “Zgjidhja e problemeve të ereksionit” e shpjegon këtë më mirë.
Vazhdoni të flisni me partneren tuaj në mënyrë që ajo të kuptojë ndjenjat tuaja dhe ju mund ta përballoni këtë së bashku.