Ekspertët japin disa këshilla për marrëdhëniet seksuale gjatë virusit COVID-19

Life style

Ekspertët japin disa këshilla për marrëdhëniet seksuale gjatë virusit COVID-19

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Derisa shumë çifte e kanë gjetur vetën me shumë intimitet dhe afërsi gjatë pandemisë COVID-19, të tjerë e kanë gjetur veten në një marrëdhënie pa seks.

Ekspertja e seksit dhe marrëdhënieve Jessica O’Reilly tregoi se pse të qenit me një person me të cilin nuk bëni seks, nuk do të thotë se nuk mund të keni partneritet të mirë.

“Rreth 15 deri në 20 përqind e njerëzve të martuar e konsiderojnë marrëdhënien e tyre pa seks dhe disa thonë se gjashtë muaj pa seks është një standard i arsyeshëm”, tha ajo.

Sipas saj ka shumë arsye pse njerëzit kalojnë periudha të gjata pa seks dhe se njerëzit që përjetojnë depresion pas lindjes, rritin fëmijë të vegjël, stresin e punës dhe madje edhe oraret e udhëtimit mund të ndikojnë në këtë.

Ndërsa pandemia sipas O’Reilly ka bërë shumë presion mbi marrëdhëniet, shkruan Globalnews.

Ekspertja tregon se ka pasur të dhëna që tregojnë se frekuenca seksuale dhe përmbushja e marrëdhënieve dhe lumturia janë të lidhura pozitivisht.

“Pranoni të gjitha arsyet që mund të mos jeni në humor për seks ose që nuk i jepni përparësi seksit”, thotë ajo.

Tutje, ajo shton se kjo është një çështje që mund të lehtësohet edhe me një profesionist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat