Jeta është e shkurtër, jetoje. Dashuria është e rrallë, rrëmbeje. Kujtimet janë të ëmbla, ruaji…

Life style

Jeta është e shkurtër, jetoje. Dashuria është e rrallë, rrëmbeje. Kujtimet janë të ëmbla, ruaji…

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Jeta sigurisht që është e vështirë, ama në thelb mbetet e bukur dhe ia vlen të jetohet.

Ajo mund të bëhet shumë më e lehtë, nëse do të kuptojmë se cilat duar të shtrëngojmë dhe cilat duar jo.

Jini mirënjohës dhe krenarë për përpjekjet që keni bërë në jetën tuaj. Ato ju shndërruan në personin që jeni sot.

Janë ato përpjekje që do ta ndriçojnë jetën tuaj në errësirë. Vetëm besoni në veten tuaj dhe ëndërroni shumë.

Mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja dhe punoni fort për t’i realizuar ato.

Jeta është e shkurtër, jetoje. Dashuria është e rrallë, rrëmbeje. Zemërimi është i keq, largoje. Frika është e tmerrshme, përballoje. Kujtimet janë të ëmbla, ruaji.

Kur jeta duket e padurueshme, duro. Sepse nuk e dini ende se çfarë ju pret në anën tjetër të medaljes.

Jeta është plot me mistere të panjohura, aventura dhe suksese të paarritura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat