Ka disa veshje që sado vite të kalojnë nuk e humbasin vlerën, edhe pse në çdo sezon gardëroba ka nevojë të rinovohet. Për to duhet të jesh shumë e lumtur që i ke blerë, sepse ke zgjedhur pikërisht ato veshje që nuk kanë datë skadence. Mund të vijë koha që linja apo stili i tyre nuk do të jetë trend i modës, por mos u shqetëso, moda e tyre vjen sërish shumë shpejt, sepse i duhen çdo kohe dhe sidomos vjeshtës.
Veshjet e mëposhtme kanë qenë më të preferuarat vite më parë, por vazhdojnë të jenë njëlloj të preferuara, edhe pse mund të mos jenë fjala e fundit e modës.
Ja lista me veshjet që nuk duhet të hedhësh në asnjë mënyrë kur pastron gardërobën.
Xhupi e lëkurës
Xhaketë në ngjyra neutrale
Pardesy
Këmishë mëndafshi
Pallto treçerekëshe gri ose e zezë
Fustan i zi
Çizme të gjata