Njerëzit me këtë tipar personaliteti kanë një jetë seksuale më të mirë

Life style

Njerëzit me këtë tipar personaliteti kanë një jetë seksuale më të mirë

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Të qenit i mirë në shtrat varet nga shumë faktorë. Një studim i kryer nga Universiteti Ruhr në Gjermani ka treguar se tiparet e personalitetit, ashtu sikurse ndikojnë te një partner të mundshëm, tregojnë shumë dhe për jetën seksuale të një personi.

Në hulumtimin, në të cilin morën pjesë 964 çifte heteroseksuale, studiuesit vunë re se ata që ndiheshin më të kënaqur në shtrat ishte ata që praktikonin “ndërgjegjshmërinë”.

Njerëzit e ndërgjegjshëm përpiqen të jenë më të orientuar, më të plotë në qasjen e tyre duke marrë më shumë kohë për të “planifikuar” ose për t’i dhënë përparësi seksit në jetën e tyre. Nevoja për të qenë të organizuar dhe planifikuar në fakt i ndihmoi njerëzit me këtë lloj personaliteti të kishin një jetë seksuale të shëndetshme.

Studimi zbuloi gjithashtu se ata që ishin më të hapur gjithashtu priren të kenë një imagjinatë aktive për të eksploruar dhe provuar gjëra të reja në shtrat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat