Një studim i ri tregon se sa të sigurtë janë celularët

Life style

Një studim i ri tregon se sa të sigurtë janë celularët

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Sa i besoni telefonit tuaj celular?

Si shumë njerëz, ju ndoshta e mbani celularin tuaj në xhep gjatë gjithë kohës. Madje mund të jeni i dashuruar me këtë pajisje, të cilës i besoni të gjitha sekretet dhe fotot tuaja më intime.

Megjithatë, telefonat inteligjentë Android janë shumë larg të qenit të besueshëm, sipas një studimi të fundit.

Studimi, i cili u krye nga ekipet e Universitetit të Edinburgut në Skoci dhe Trinity College Dublin në Irlandë, ka zbuluar disa sekrete që lidhen me përdorimin e telefonave inteligjentë të pajisur me sistemin Android.

Profesori Doug Leith nga Trinity College Dublin, së bashku me Dr.Paul Patras dhe Haoyu Liu nga Universiteti i Edinburgut, analizuan të dhënat e dërguara nga gjashtë variante të Android Os të zhvilluara nga Samsung, Xiaomi, Huawei, Realme, LineageOS dhe e/OS.

Ajo çfarë ata zbuluan është se edhe kur konfigurohet minimalisht dhe celulari nuk është në gjendje pune, këto variante të Android të personalizuara nga shitësit transmetojnë një sasi të konsiderueshme informacioni tek zhvilluesi i OS dhe gjithashtu tek palët e treta (Google, Microsoft, Linkedin, Facebook etj) që kanë para-aplikacionet e instaluara të këtij sistemi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat