Një sondazh i ri ka zbuluar se gati gjysma e grave po ndihen të shqetësuara gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale.
Sondazhi me 2 mijë gra, zbuloi se një në gjashtë gra pranoi se vuante shpesh ose gjatë gjithë kohës nga disa shqetësime.
Si rezultat, një e treta e të anketuarve thanë se nuk janë plotësisht të kënaqura me përvojat e tyre seksuale, shkruan The Independent.
Thatësia ishte fajtori më i madh për këtë shqetësim e ndjekur nga moseksitimi me 44 përqind dhe 13 përqind e grave thanë se kishin luftuar sepse prezervativi nuk ishte i lubrifikuar mjaftueshëm.
Sondazhi gjithashtu zbuloi se 76 përqind e grave mendojnë se edukimi seksual në shkollë nuk i mësoi mjaftueshëm se çfarë të presin gjatë seksit dhe çfarë kërkon kënaqësia seksuale femërore.