Dikush pyeti në Reddit se cili “është justifikimi apo aryseja më e çuditshme pse një burrë nuk ka dashur të përdorë prezervativ” dhe gratë u përgjigjën kështu:
#1 – Disa vite më parë, shoqja ime ishte e lidhur me dikë dhe justifikimi i tij ishte se nuk bënte dot fëmijë. Gjithsesi, tani fëmija i tij ka filluar kopshtin.
#2 – Ai më thoshte: “Fakti që nuk më beson më bën të mos shkoj me ty”. Okay, mirupafshim atëherë!
#3 – “Zemër, ti e di që jam alergjik nga seksi që s’më pëlqen.”
#4 – “Është njësoj si të bësh dush me mushama veshur.”
#5 – Ai më tha se gjyshja e tij është katolike dhe do shqetësohej nëse ai do përdorte prezervativë.
#6 – “Nuk ka prezervativë XXL.”
#7 – “E kam të vogël, dhe prezervativi ikën gjithsesi.”
#8 – “Nuk do e kisha problem edhe nëse bëja fëmijë me ty!”
#9 – Një nga ish-ët e mi më thoshte se “s’do e kënaqja kurrë përsa kohë që doja që ai të përdorte prezervativ”.
#10 – “Pse, ti mendon se unë kam shkuar me lloj-lloj femrash?!”
#11 – “Nuk e bëj dot po vendosa prezervativ.”
#12 – “Nuk është e nevojshme se i kam bërë testet dhe s’kam asnjë sëmundje seksualisht të transmetueshme.”
#13 – “Jam alergjik nga latex”; Kur i thashë se ka dhe opsione të tjera veç latex-it, u kthye në anën tjetër. Pas pak kohësh u ndamë.
#14 – “Dua të të ndjej plotësisht.”
#15 – “Mbrohu ti për ne!”
#16 – “S’kam pse të përdor prezervativë, meqë ti përdorke pilula.”
#17 – “S’më pëlqen era e prezervativit.”
#18 – “Unë nuk mbaja prezervativ me ish-të dashurën time” – Hmm, të dukem gjë si ish-e dashura jote?!