Nisur nga fakti se të gjithë, çdo fillim muaji, ndjehemi mirë sepse presim shpërblimin nga puna mendoj se problemi qëndron në menaxhimin e parave tona. Jam shumë i bindur se shumë prej nesh vazhdojnë të punojnë, por ende nuk kanë një buxhet të tyrin personal. Përse?!
Faktorët që nuk ju lënë të krijoni një buxhet:
Përshtatja në shoqërinë moderne
Aktivitet në fundjavë
Dëshirat dhe epshet
Egoja (Të dukemi të pasur)
Shopping (produkte të shtrenjta)
Kredi pa investime
Si të rris buxhetin?
Ndiq paratë jo rehatinë
Krijo një rutinë të re
Investo në veten tënde
Investo shuma të vogla në bursa me afat të gjatë kohor
Shpenzo më pak në fundjavë
Disiplinohu
Puno dhe mos u anko
Menaxho
Sfida më e rëndesishme për krijimin e buxhetit.
Milioni i parë do të jetë sfida juaj. Kur të arrini të krijoni këtë vlerë krejtësisht të vetëm, atëherë do t’ju them se jeni në rrugën e duhur. Do të ndiheni të pushtetshëm, të pavaruar dhe mbi të gjitha do t’i vlerësoni paratë tuaja.
Kur arrita të kisha në duart e mia plot 1 milion kuptova shumë gjëra. U disiplinova dhe tani jam duke i meaxhuar ato. Për të menaxhuar paratë do t’ju duhet një vetëkontroll tek vetja juaj, nëse nuk e krijoni këtë një tjetër do t’ua marrë ato.
Monefy
Monefy është aplikacioni, i cili do t’ju mundësojë një statistikë se në çfarë kategorie ju shpenzoni paratë tuaja, duke ju dhënë mundësinë e monitorimit të çdo vlere që shpenzoni. Është shumë i thjeshtë në përdorim dhe mund ta shkarkoni në Play Store ose App Store krejtësisht pa asnjë kosto dhe falas.
Do t’ju rekomandoja ta përdorni çdo ditë aplikacionin për tre muaj rresht dhe pastaj në fund do të jeni në gjendje të keni një analizë të parave tuaja. Kjo do t’ju japë mundësinë të kurseni dhe të krijoni një buxhet të shëndetshëm.
Këshilla motivimi rreth parave
Bëhuni të pasur, jo të dukeni të tillë
Paratë dhe koha fluturojnë
Njerëzit e pasur nuk veshin “Louis Vuitton”
Të pasurit mendojnë për breza, të varfrit për të shtunën në mbrëmje
Njerëzit e pasur bëjnë para, të varfrit fëmijë
Ai që martohet për dashuri pa para kalon net të mira dhe ditë të këqija
Kur isha fëmijë mendoja se paratë ishin gjëja me e rëndësishme në jetë. Tani që jam rritur e di që janë vërtet
Çdo ditë që ngrihem shikoj listën në Forbes për njerëzit më të pasur në botë. Nëse nuk jam aty, shkoj në punë
Nëse mendon se askujt nuk i intereson nëse je gjallë provo të mos paguash dy muaj faturat
Arsimi i lartë do t’ju sigurojë një jetesë të mirë, mësimet e jetës do t’ju bëjnë të pasur.
(Odisea Gora/ BusinessMag)