Edhe vjeshta po vjen drejt fundit, kështu që është koha të filloni të përgatisni garderobën tuaj për muajt e ftohtë të dimrit. Një rol të madh në mënyrën si duket veshja juaj në tërësi, e luajnë edhe bizhuteritë. Por, pavarësisht nëse planifikoni të eksperimentoni me stile të reja për sezonin e ardhshëm ose të qëndroni besnike e stileve të preferuara klasike, ka gjithmonë një mënyrë të re për të mbajtur bizhuteritë tuaja.
Për dimrin 2021, duhet t’i lini pak mënjanë bizhuteritë elegante e delikate dhe guxoni me diçka që bie më shumë në sy. Nga bizhuteritë hajmali deri te stili nostalgjik i viteve '80, me siguri të gjithë do të kthejnë kokën kudo që të shkoni me këto dizajne të mrekullueshme.
Më poshtë po ju sjellim 6 tendenca të lezetshme të bizhuterive të dimrit 2021 që do të bëhen pjesë e pandarë në veshjet tuaja.
1. Vathë llambadar
2. Bizhuteri të mëdha ngjyrë ari
3. Bizhuteritë hajmali
4. Perla, perla, perla
5. Varëset 'litar'
6. Bizhuteritë me rruaza