Nëse duam të rrisim një ndjenjë të fortë intimiteti në jetën tonë, duhet t’i hedhim sytë më shpesh nga kuzhina, pais ushqime të caktuara munden të shërbejnë si një afrodiziak i shkëlqyer.
Studime të ndryshme e lidhin konsumimin e një diete vegjetariane me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe një shans shumë më të ulët për mosfunksionim erektil.
Shamyra Howard, seksologe e njohur thotë se ajo që hamë ndikon sesa i kënaqshëm do të jetë seksi me partnerin.
Nëse mendoni se në këtë listë do të gjeni si kudo guaskat e detit, “zhgënjehuni” pak pasi lista ka vetëm fruta. Dhe disa si shegët i kemi të sezonit, ndaj ideja e një seksi të mirë le të shërbejë si një nxitje për ta konsumuar sa më shumë.
Fiqtë - janë plot me antioksidantë dhe polifenole. Këto ndihmojnë qelizat të qëndrojnë të shëndetshme, ndërsa pastrojnë trupin tonë nga radikalet e lira dhe e bëjnë trupin tonë të ndihet më i gjallë dhe plot energji. Kjo ndjenjë zakonisht rrit libidon dhe dëshirën për zhvillim të intimitetit dhe seksit.
Avokadot - Ndërsa plakemi, prodhimi i hormoneve zvogëlohet, kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të hamë ushqime që ndihmojnë në rregullimin e jetëgjatësisë së hormoneve seksuale. Ushqimet që citojnë nutricionistët ndihmojnë në rregullimin e hormonit, i cili përfshin ushqime të pasura me vitamina E dhe D dhe avokadot e bëjnë këtë.
Lëng panxhari - Një studim i publikuar në “Critical Reviews in Food Science and Nutrition” thotë se nitratet në lëngun e panxharit konvertohet në acid nitrik pas konsumimit dhe se acidi nitrik lidhet me presionin e lartë të gjakut dhe oksigjenin. Ulja e presionit të gjakut shoqërohet me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe rritje të oksigjenit, i cili shoqërohet me performancë më të mirë atletike, e cila nga ana tjetër ndihmon në performancën më të mirë të seksit.
Fara kungulli - Zakonisht ato shfaqen për herë të parë në vjeshtë, megjithatë këto fara i gjejmë lehtësisht gjatë gjithë vitit. Ato janë plot me L-argininë dhe zink.
Çokollatë e zezë - Është e mahnitshme për ruajtjen e shëndetit tonë seksual. Është i pasur me magnez që ndihmon në çlirimin e endorfinës dhe besohet se përmban feniletilaminë, e cila lidhet me rritjen e humorit për seks të shëndetshëm.
Shega - plot me antioksidantë, nitrate, vitamina dhe minerale, shega përmirëson jetëgjatësinë seksuale.
Qepët - Qepët mund të mos kene arome te mire, por ato ndihmojnë jetën tuaj seksuale! Kjo është për shkak të flavonoideve që ndihmojnë në zhvillimin e qarkullimit të gjakut dhe gjithashtu janë plot me vlera anti-inflamatore, të cilat ndihmojnë gjakun të rrjedhë më mirë.