Një 45 vjeçar në rrëfimin e tij për “The Sun” tregoi se e pa të dashurën e tij duke u puthur me fqinjin e tyre, në kamerat e sigurisë.
Mirëpo, 46 vjeçari tha se u përballë me akuza nga e dashura e tij, pasi ajo e fajësoi atë, transmeton “Bota sot”.
Tani ai është në dilema dhe po kërkon këshillën e psikologeës.
Rrëfimi i plotë
E dashura psikologe: E pashë të dashurën time duke u puthur me fqinjin tonë gjatë një feste. Në kamerën time të sigurisë u regjistrua një pamje e tyre, të cilën e pashë disa ditë më vonë.
U trondita aq shumë sepse mendova se ishim të lumtur së bashku. Unë jam 46 dhe e dashura ime është 42. Ne jemi bashkë për 15 vjet.
Kur u përballa me të, ajo u zemërua dhe e mohoi - derisa ia tregova videon.
Ajo vetëm justifikohej, duke pretenduar se ishte e dehur dhe se fqinji ynë ishte ai që e nisi atë.
Në fakt, ajo më fajësoi mua që u largova herët nga festa pasi nuk u ndjeva mirë, duke e lënë me komshiun tonë.
Marrëdhënia jonë ishte e shkëlqyer para gjithë kësaj, por tani e dashura ime thotë se dëshiron të më lërë.
Ajo më ngarkon të gjithë fajin për atë që ndodhi atë natë. Po me vret.
Përgjigja e psikologes: E dashura juaj e di që ajo u soll keq, por po ju vë fajin për të larguar vëmendjen nga vetja.
Nëse doni të përpiqeni të shpëtoni marrëdhënien tuaj, mos u futni në një lojë fajësimi. Dehja mund të jetë një shpjegim i pjesshëm, por kurrë nuk e justifikon mashtrimin.
Nëse e doni atë, atëherë të paktën përpiquni ta rregulloni këtë përpara se të hiqni dorë nga marrëdhënia juaj.