Me legalizimin e kanabisit, Gjermania do të mund të fitonte miliarda euro

Life style

Me legalizimin e kanabisit, Gjermania do të mund të fitonte miliarda euro

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Një hulumtim i ri ka treguar se Gjermania me legalizimin e shitjes dhe përdorimit të kanabisit, do të mund të ngrinte ekonominë e këtij vendi në një nivel tjetër.

Nëse gjermanët do të legalizonin marihuanën, nga mbledhja e taksave brenda një viti autoritetet përkatëse do të gjeneronin 3,8 miliardë euro – duke kursyer rreth 1,3 miliardë euro tjera në sistemin e drejtësisë dhe policisë, e do të hapeshin 27 mijë vende të reja pune.

Ky raport u publikua nga Instituti DICE pranë Universitetit Heinrich Heine në Dyzeldorf, i cili erdhi në kohën kur po zhvillohen diskutimet për formimin e koalicionit të qeverisë federale.

Aktualisht po zhvillohen bisedimet mes SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së për potencialin e ligjit për shitjen dhe përdorimin e kanabisit.

Kjo lëndë narkotike në Gjermani përdoret rrugëve legale vetëm për qëllime medicinale, dhe atë vetëm nga viti 2017.

Posedimi dhe distribuomi i kanabisit akoma është vepër penale, që sanksionohet me burgim apo shumë të majme të parave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat