Këshillat që duhet të ndiqni gjatë të 20-ave, për t'u bërë dikush në të ardhmen

Life style

Këshillat që duhet të ndiqni gjatë të 20-ave, për t'u bërë dikush në të ardhmen

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Nuk do të ndiheni kurrë plotësisht gati, kështu që filloni

Në vend që të fokusoheni në të qenurit perfektë, lejojini vetes të eksploroni, të jeni kreativë dhe të bëni rrëmujë. Kështu do të kuptoni çfarë ju nevojitet vërtetë.

Duhet të keni një vizion

Njerëzit që nuk e dinë ku duan të jenë, përgjithësisht nuk arrijnë aty.

Jini të qëllimshëm

Koha është në anën tuaj por përdoreni me zgjuarsi. Mësoni gjuhë të reja, provoni profesione të reja, nisni një biznes të vogël. Gjërat nuk ndodhin vetë.

Zgjidhni një shembull për t’u ndjekur

Identifikoni një person mbi 35 vjeç që doni t’i ngjani në të ardhmen. Sigurohuni që të jeni mjaftueshëm afër me të për të parë çfarë jete bën. Shihni sakrificat që i janë dashur të bëjë për të qenë aty. Mendoni nëse mund të bëni të njëjtat gjëra. Nëse jo, zgjidhni dikë tjetër.

Përcaktoni një sistem vlerash

Gjatë jetës bombardohemi me mesazhe nga media ose shoqëria mbi si duhet të dukemi, cilët duhet të jemi, etj. Përcaktoni disa vlera mbi të cilat doni të ndërtoni jetën tuaj.

Mësoni të administroni dhe kurseni paratë

Gjatë punës së parë ose të dytë në këtë moshë, kur merrni rrogën, tundimi për t’u sulur në dyqanet e rrobave apo në lokale me shoqërinë është shumë i madh. Por në llogarinë tuaj duhet të ketë dhe një shifër tjetër përpara zerove, përndryshe nuk do të keni mundësi të largoheni nga një punë ku s’jeni i kënaqur, të bëni një palë pushime sipas dëshirës suaj, etj. Kursimi është një dhuratë që ju i bëni vetes në të ardhmen.

Zgjidhni shokët me kujdes

Ne bëhemi si ata që kemi pranë. Është e rëndësishme të shoqërohemi me persona që na nxisin të rritemi dhe të bëhemi versioni më i mirë i vetes.

Ndërtoni një prezencë strategjike dixhitale

Mos u trembni nga termat. Por ka ardhur momenti që të fokusoheni edhe në rrjete si LinkedIn ku jeni të dukshëm për punëdhënës, mentorë ose klientë të mundshëm, duke krijuar nj profil tuajin.

Mos harroni që puna nuk është ajo që ju jeni

Është e zakonshme që njerëzit të të pyesin “Me çfarë merresh?”, por ju nuk jeni puna juaj dhe mund ta ndërtoni lumturinë tuaj veçmas asaj.

Mos u nxitoni

Nëse shihni shokët tuaj që mbarojnë punë në orën 4 dhe kanë kohë të lexojnë dhe libra para se të flenë, mos u përpiqni t’i imitoni. Sigurisht kjo ka anët e veta të mira, por nuk duhet të nxitoheni për të qenë të kompletuar në këtë moshë. Shijoni kohën që po jetoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat