Një burrë 46-vjeçar, ka zbuluar për “The Sun” tradhtinë që ia bëri e dashura e tij, me fqinjin e tyre.
Ai ka thënë se pamjet e tradhtisë i kishte kapur kamera e sigurisë, por e dashura ia vë gjithë fajin atij, për shkak se e kishte lënë vetëm dhe të dehur në festën e organizuar me miqtë e tyre, përcjell Bota sot.
Rrëfimi i tij i plotë:
Kamera ime e sigurisë regjistroi të dashurën time duke u puthur me fqinjin tonë
E dashur psikologe: E pashë të dashurën time duke puthur fqinjin tonë në një festë. Ishin pamjet e tyre të regjistruara në kamerën time të sigurisë që i pashë disa ditë më vonë.
U trondita aq shumë pasi mendova se ishim të lumtur së bashku.
Unë jam 46-vjeçar, ndërsa e dashura është 42-vjeçare. Ne jemi bashkë qe 15 vjet.
Kur u përballa me të, ajo u zemërua dhe e mohoi - derisa ia tregova videon.
Ajo vetëm justifikohej, duke pretenduar se ishte e dehur dhe se fqinji ynë ishte ai që e nisi atë.
Në fakt, ajo më fajësoi mua që u largova herët nga festa pasi nuk ndihesha mirë, duke e lënë atë me fqinjin tonë.
Marrëdhënia jonë ishte e shkëlqyer para gjithë kësaj, por tani e dashura ime thotë se dëshiron të më lërë.
Ajo më ngarkon të gjithë fajin për atë që ndodhi atë natë. Kjo po më vret.
Përgjigjja e psikologes:
E dashura juaj e di që ajo u soll keq, por ju vë fajin për të larguar vëmendjen nga vetja.
Nëse doni të përpiqeni të shpëtoni marrëdhënien tuaj, mos u futni në një lojë fajësimi. Dehja mund të jetë një shpjegim i pjesshëm, por kurrë nuk e justifikon mashtrimin dhe tradhtinë.
Nëse e doni atë, atëherë të paktën përpiquni ta rregulloni këtë përpara se të hiqni dorë nga marrëdhënia juaj./Botasot