Pandemia ka prekur pothuajse të gjitha aspektet e jetës, nga rrobat që veshim te ushqimi që hamë e deri te mënyra se si e kalojmë kohën.
Megjithatë, ka një gjë që ka mbetur pothuajse e pandryshuar, e këta janë emoji-t që dërgojmë.
Sipas të dhënave nga Konsorciumi Unicode, organizata që ruan standardet për tekstin dixhital, nëntë nga 10 emoji-t më të përdorur nga viti 2019, u renditën ndër 10 më të përdorurat këtë vit.
Emoji me zemër të kuqe mbante vendin e dytë dhe emoji me lot gëzimi u rendit në vendin e parë.
Për njerëzit që krijojnë dhe studiojnë emoji, këmbëngulja e lotëve të gëzimit, e njohur edhe si emoji e të qeshurit me lot nuk është befasi, ai emoji është shumë i përdorur.