Kur të jeni herën tjetër në një bar, mos u mendoni gjatë për porosinë. Porosisni shampanjë sepse do t'ju shijojë dyfish pasi të përfundoni këtë artikull.
E dinit që tre gota shampanjë në ditë janë si molla? Mbajnë doktorin larg, parandalojnë sëmundjen e demencës dhe Alzhaimerit. Zbulimi më i ri i shkencëtarëve ka arritur në përfundimin se pija magjike mund të parandalojë sëmundjet e trurit dhe përmirëson kujtesën.
Eksperti Jeremy Spencer që nisi eksperimentin të kryer tek kavjet, tha se ‘rezultatet ishin dramatike’. Ky studim është i një rëndësie shumë të madhe, sepse për herë të parë zbulohet se konsumi i rregullt i shampanjës mund të ketë një ndikim kaq pozitiv tek truri i njeriut.
Një arsye më shumë për të pirë. Ndërkohë që studimi ende nuk ka përfunduar, ju mund ta prisni rezultatin me një gotë shampanjë në dorë.