E keni vënë re se "Gaforret" me qëllime të mira, "Virgjëreshat" perfeksioniste dhe "Binjakët" argëtues janë gjithnjë e më shumë rreth jush?
A keni dhe ju shumë të njohur që i përkasin shenjës së "luanit"? Kjo ndodh pasi nuk ka shpërndarje konkrete të shenjave gjatë gjithë vitit.
Megjithatë ekziston një shenjë që është më e rrallë se të tjerat. Cila është?
Bricjapi ambicioz dhe punëtor. Kjo ndodh pasi në festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri lindin më pak foshnje. Një studim nga Smithsonian Mag tregon se shumica e foshnjave lindin midis qershorit dhe nëntorit.
Kjo shenjë e zodiakut e do traditën dhe rregullat, është me këmbë në tokë, punon shumë dhe është e ndershme. Bricjapi është një shok i mirë, por pak i vështirë në marrëdhënie. Dëshiron të dijë se është i vlerësuar, ndaj mos harroni t'i tregoni dashurinë dhe admirimin tuaj.
Cila është shenja më e zakonshme e zodiakut?
Sipas një studimi të botuar në revistën Time, ditëlindjet më të zakonshme të njerëzve gjenden mes 9 dhe 20 shtatorit. Kjo është periudha virgjëreshës, kështu që kjo është shenja më e zakonshme. Virgjëresha është e rregullt, e do shumë programin dhe bëhet shumë kritike ndaj atyre që nuk zbatojnë “urdhrat” e saj. Sigurisht, ajo është shumë e mirë edhe në komunikim.