Shpesh kur i heqim vetullat bëjmë gabime të mëdha pa e ditur. Fillimisht do të bënit mirë t'i hiqnit ose pastronit ato vetëm tek persona që janë profesionistë.
Pikë së pari ato do t’ju këshillojnë që heqja me pe ose me dyll e vetullave nuk është shumë e këshillueshme pasi këto 2 produkte bëjnë që pas disa kohësh qimet të mos dalin më në vende të caktuara.
Së dyti gabimi më i madh që bëhet është në momentin kur i presim vetullat vet në shtëpi.
Ka njerëz që i zgjaten vetullat njësoj si edhe flokët kështu që i duhet t’i presin patjetër por përpara pasqyrës, kur janë vetëm bëjnë gabimin që i presin duke i krehur sipër.
Nëse doni të bëni vetë një veprim të tillë bëni mirë t’i krihni ato për poshtë e më pas të vazhdoni me prerjet pasi kjo mënyrë do t’ju ndalojë së bëri gabime që nuk rregullohen më.
