Për të gjithë ata që kanë probleme me gjumin nga arsye të ndryshme tashmë ka një zgjidhje. Kjo pije më poshtë ju ndihmon shumë:
Përbërësit:
200 ml qumësht
1 lugë çaji me mjaltë
1 pikë ekstrakt vaniljeje
Udhëzimet:
Ngroheni qumështin në një tenxhere dhe përpara se të marrë valë hidheni në filxhan. Më pas shtoni vaniljen dhe mjaltin. Përziejeni mirë dhe pijeni ngadalë përpara se të shtriheni për të fjetur.
Me këtë kurë, mendohet se pagjumësia nis e nuk bëhet më problem. Madje mund t’ja ndjeni efektin që në filxhanin e parë.
Suksesi i kësaj kure, i atribuohet përbërësve të saj të mrekullueshëm, të cilët lehtësojnë ardhjen e gjumit dhe e ndihmojnë trupin të qetësohet.