Ndryshe nga të gjitha herët e tjera, për të përcaktuar ngjyrën që do të dominojë pasarelat në vitin 2022, autoriteti global i ngjyrave ‘Pantone’ ka krijuar një nuancë – mes blusë së ndezur dhe vjollcës.
Mban kodin 17-3938 dhe quhet ‘Very Peri’.
“Ishte vërtet e rëndësishme për ne që të dilnim me një ngjyrë të re, sepse kemi një vizion të ri të botës tani”,- tha për CNN drejtoresha ekzekutive e Institutit ‘Pantone Color’, Leatrice Eiseman.
Pas mbylljeve së 2020-ës, Pantone zgjodhi dy ngjyra, ‘Grey Ultimate’ dhe të verdhën ndriçuese, për të përfaqësuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë përballë rrethanave të vështira, si dhe optimizmin për të ardhmen.
‘Very Peri’ e vitit të ardhshëm simbolizon ndryshimet që po përjeton bota, ndërsa ne synojmë të lëvizim përtej izolimit dhe pasigurisë së pandemisë.