Sipas një studimi të ri, përgjigja juaj ndaj këtyre pyetjeve mund të jetë një sinjal se sa të kënaqur jeni seksualisht dhe në marrëdhënien tuaj në përgjithësi.
Sa shpesh e puthni partnerin tuaj? Çdo ditë? Një herë në javë? Pothuajse kurrë?
A jeni puthur herën e fundit që keni bërë seks? Aspak? Vetëm pak? Apo, ndoshta, shumë?
Studimi
Në një studim të ri, të botuar së fundmi në Journal of Sex & Marital Therapy, studiuesit ishin të fokusuar në dy lloje puthjesh: 1) puthje specifike (dmth. puthje që ka ndodhur gjatë momentit më të fundit seksual) dhe 2) puthje globale (dmth. puthja me kalimin e kohës në një marrëdhënie), të cilat mund të parashikojnë nivelin e kënaqësisë seksuale dhe marrëdhënies së çiftit.
Mostra e tyre përbëhej nga 878 pjesëmarrës (433 burra dhe 445 gra) të cilët ishin mbi moshën 18 vjeç dhe në marrëdhënie të paktën 2 vjet. Pjesa dërrmuese e pjesëmarrësve (75%) ishin të martuar, 16% ishin ekskluzivisht me dikë dhe 9% ishin të fejuar. Një shumicë e vogël (52.6%) e grave u identifikuan si ekskluzivisht heteroseksuale dhe shumica (62.5%) e burrave u identifikuan si ekskluzivisht heteroseksualë.
Autorët u kërkuan pjesëmarrësve t’u përgjigjeshin pyetjeve të mëposhtme:
– Gjatë përvojës suaj të fundit seksuale me partnerin, sa u puthët në buzë? Përgjigjet ishin nga 1 = “asnjë” deri në 5 = “disa herë”)
– Gjatë vitit të kaluar, sa shpesh e keni puthur partnerin tuaj? Përgjigjet varionin nga 1 në 7, ku 1 = “kurrë” dhe 7 = “më shumë se një herë në ditë”.
Autorët gjithashtu i bënë pjesëmarrësve pyetje në lidhje me a) qëndrueshmërinë e orgazmës, b) frekuencën seksuale, c) kënaqësinë dhe pakënaqësinë seksuale, dhe d) kënaqësinë dhe pakënaqësinë në marrëdhënie. Ata kontrolluan statusin e marrëdhënies, racën, orientimin seksual, kohëzgjatjen e marrëdhënies dhe të ardhurat.
Gjetjet
Shumica e të anketuarve raportuan se kishte patur puthje gjatë aktit të fundit seksual në një shkallë 3.5-4 nga 5 që ishte maksimalja. Pyetja tjetër kishte një përgjigje mesatare nivelin numër 6.
Për gratë dhe burrat, shpeshtësia e “puthjeve specifike”, u zbulua se kishte një efekt domethënës dhe të drejtpërdrejtë në qëndrueshmërinë e orgazmës, frekuencën seksuale dhe kënaqësinë seksuale. Edhe puthje e tjera kanë një efekt në kënaqëinë e lidhjes.
Sa i përket dallimeve gjinore, qëndrueshmëria e orgazmës së grave dhe kënaqësia seksuale u ndikuan më shumë nga puthjet specifike (domethënë, puthjet gjatë aktit të tyre të fundit seksual). Sidoqoftë, për burrat, masa globale e puthjes (domethënë, sa shpesh ata raportonin se e puthnin partnerin e tyre në përgjithësi) ishte më e lidhur me kënaqësinë seksuale dhe marrëdhënien në përgjithësi.
Çfarë kuptimi kanë këto gjetje?
Gjetjet nga ky studim sugjerojnë se puthja është një parashikues i rëndësishëm i kënaqësisë seksuale dhe marrëdhënieve për burrat dhe gratë në marrëdhënie afatgjata. Prandaj, shfrytëzoni çdo moment për t’u puthur si të ishte hera e parë!