Narcisisti keqdashës, vetëm dyshimi dhe vetëdyshimi e bëjnë të humbasë energjinë dhe qetësinë

Life style

Narcisisti keqdashës, vetëm dyshimi dhe vetëdyshimi e bëjnë të humbasë energjinë dhe qetësinë

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 15:44
Ilustrim

Një narcisist keqdashës përpiqet të bindë personin që ka vënë në shënjestër se është i çmendur ose se diçka nuk shkon. Kur narcisi arrin të vendosë qëllimin e tij për të dyshuar në vetvete, ai e dobëson menjëherë këtë person. Ai fillon ta sulmojë atë në mënyra të ndryshme.

Dyshimi dhe vetëdyshimi e bëjnë këtë person të humbasë energjinë, qetësinë, vetëbesimin, aftësinë për të marrë vendime dhe gjërat në duart e tij. Kështu narcisi krijon terren pjellor për të shfrytëzuar dhe manipuluar këtë person, pa u kujdesur se si ndihet apo sa vuan. Narcisti gjithmonë dëshiron të fitojë diçka: vlerësim, vetëbesim, njohje, forcë personale. Dhe për të marrë të gjitha këto ai nuk heziton të shkatërrojë njerëzit e tjerë që e rrethojnë.

I gëzohet dhimbjes që shkakton dhe kjo duket në sytë e tij.

Viktima e tij, nëse nuk e merr situatën në duart e veta dhe nuk e largon me kohë këtë lloj abuzimi prej tij, do t’i duhet kohë për t’u rikuperuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat