Një burrë 43-vjeçar, ka rrëfyer për “The Sun” se po i frikësohet seksit me të dashurën e tij të re. Ai ka treguar se ka kaluar 5 vjet pa bërë seks me asnjë grua dhe ai tani po kërkon ndihmë në mënyrë që seksi me të dashurën e re t’i zgjas më shumë se dy minuta, përcjell Bota sot.
Rrëfimi i tij i plotë:
E dashur psikologe: Më në fund kam gjetur një grua pas pesë vitesh të gjatë, por kam frikë se nuk do të jem i mirë në shtrat.
Kam kaluar një periudhë të vetme prej pesë vitesh të gjata, gjatë të cilave nuk kam pasur seks për një natë - e lëre më një marrëdhënie.
Tani kam takuar një grua fantastike, por jam i shqetësuar se së shpejti do të jem sërish vetëm, pasi nuk mund të qëndroj më shumë se dy minuta në shtrat.
Edhe prezervativët nuk bëjnë ndonjë ndryshim.
Është e turpshme. Unë jam 43-vjeçar, ndërsa e dashura është 36-vjeçare.
Deri më tani ajo ka qenë vërtet e kuptueshme, por kjo po bëhet një zakon.
Me partnerët e mëparshme kam arritur të qëndroj për 15 deri në 20 minuta, por tani gjithçka ka përfunduar sa hap e mbyll sytë.
Ndihmë. Kjo ka filluar të ndikojë vërtet në besimin tim.
Përgjigjja e psikologes:
Duke qenë se nuk kishit probleme me derdhjen e parakohshme më parë, do të kishte kuptim që kjo situatë të ketë ardhur për shkak se keni kaluar kaq gjatë kohë si beqar.
Me një partnere të re, akumulimi i eksitimit seksual ka rezultuar në kulmin e shpejtë.
Por ngushëllohuni – mashkullit mesatar i zgjat pesë minuta seksi depërtues, kështu që 20 minutat tuaja ishin një maratonë.
Provoni të bëni seks përsëri menjëherë pasi të keni arritur orgazmën. Do të zbuloni se do të zgjasni pak më gjatë.
Vazhdoni ta provoni këtë në mënyrë që të ndërtohet vetëbesimi juaj dhe do të thyeni këtë cikël ankthi dhe derdhje të parakohshme.
Po ju dërgoj paketën time të mbështetjes “Dëshironi të zgjasë më gjatë”, e cila ofron shumë teknika të tjera vet ndihmuese./Botasot