Çdo lidhje është e ndryshme nga tjetra, por studimet e fundit tregojnë se mund të jetë një shenjë e vetme e cila ka gjasa të çojë në divorc dhe prek më së shumti çiftet që janë në vitet e para të martesës. Sipas studimit, çiftet që janë më shumë se të dhënë pas njëri tjetrit në të njëjtën masë, kanë më shumë gjasa për tu ndarë.
Por a është ‘dashuria pa kufi’ gjithnjë diçka që nuk i bën mirë lidhjes apo martesës? Pasioni i madh apo varësia shpirtërore ndaj dikujt nuk zgjat përgjithmonë, pasi arrin një moment që mund të bëhet ‘e dëmshme’. Dhe sapo kjo ndjenjë mbaron, lidhja është gati në përfundim të saj, pasi personat nisin të shohin të metat tek njëri tjetri.
Në të vërtetë, janë sfidat e përditshmërisë ato që bëjnë ta shohësh drejt e në sy partnerin dhe të kuptosh se personi me të cilin je martuar është venitur.
Kështu që gjithçka me masë! Përveçse në ditën e martesës dhe muajit të mjaltit. Këtë periudhë mos u kurseni fare, ‘betejat’ e vërteta vijnë më vonë!