1. Opsionin e punës nga shtëpia
Nuk mund të mos ishte në krye të listës puna nga shtëpia. Në një kohë plot pasiguri, shpresojmë që luksi i të punuarit nga shtëpia të vijojë gjatë.
2. Të bërit paqe me qëndrimin e gjatë në shtëpi
Më në fund edhe ekstavertët kuptuan se pas një jave të lodhshme ke nevojë dhe të bën mirë qëndrimi i gjatë brenda shtëpisë. Pandemia na ndihmoi të përshtatemi edhe më shumë me këtë ide, prandaj mendojini më shpesh banjat e gjata të premteve mbrëma dhe 0 plane për të dalë jashtë.
3. Normalizimi i diskutimeve rreth shëndetit mendor
E keni vërë re që kohët e fundit po flitet shumë më shumë për shëndetin mendor? Problemi ka ekzistuar gjithnjë, ashtu si edhe tabuja për të folur gjatë rreth tij. Fatmirësisht, 2020-2021 i dha rëndësinë që meriton dhe kjo duhet të jetë e vazhdueshme.
4. Miqtë e vërtetë, jo të shumtë
Gjatë këtyre viteve të vështira mund ta keni kuptuar më qartë cilët janë, prandaj kujdesuni për rrethin dhe bëhuni selektiv.
5. Hapësira personale
Më në fund tani mund të qëndrojmë paksa larg njëri-tjetrit fizikisht dhe atëherë kur duhet, sigurisht!
6. Reduktimin e fiksimit për t'u dukur bukur në çdo moment
Një tjetër sfidë që u luftua përgjatë pandemisë. Kuptuam se make up-i s'është edhe aq i rëndësishëm dhe se mund t'ja dalim perfekt me vetëbesimin edhe nëse qëndrojmë nga mëngjesi në darkë me pizhama.