6 gjërat që do të donim t'i kishim edhe në 2022-in

Life style

6 gjërat që do të donim t'i kishim edhe në 2022-in

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 14:15
Ilustrim

Jemi drejt mbylljes së vitit të dytë të krizës globale të koronavirusit. "Normalja e re" nuk është më dhe aq e re tani. Dhe megjithëse kemi vaksina, ka ende shumë gjëra për t'u shqetësuar: Variantet e reja vazhdojnë të shfaqen dhe të na nervozojnë, njerëzit ende sëmuren me COVID-19, jo të gjithë janë vaksinuar dhe mbizotëron ende një stres gjithëpërfshirës.

1. Puna nga shtëpia

Nuk mund të mos ishte në krye të listës puna nga shtëpia. Në një kohë plot pasiguri, shpresojmë që luksi i të punuarit nga shtëpia të vijojë gjatë.

2. Të bërit paqe me qëndrimin e gjatë në shtëpi

Më në fund edhe ekstavertët kuptuan se pas një jave të lodhshme ke nevojë dhe të bën mirë qëndrimi i gjatë brenda shtëpisë. Pandemia na ndihmoi të përshtatemi edhe më shumë me këtë ide, prandaj mendojini më shpesh banjat e gjata të premteve mbrëma dhe 0 plane për të dalë jashtë.

3. Normalizimi i diskutimeve rreth shëndetit mendor

E keni vërë re që kohët e fundit po flitet shumë më shumë për shëndetin mendor? Problemi ka ekzistuar gjithnjë, ashtu si edhe tabuja për të folur gjatë rreth tij. Fatmirësisht, 2020-2021 i dha rëndësinë që meriton dhe kjo duhet të jetë e vazhdueshme.

4. Miqtë e vërtetë, jo të shumtë

Gjatë këtyre viteve të vështira mund ta keni kuptuar më qartë cilët janë, prandaj kujdesuni për rrethin dhe bëhuni selektiv.

5. Hapësira personale

Më në fund tani mund të qëndrojmë paksa larg njëri-tjetrit fizikisht dhe atëherë kur duhet, sigurisht!

6. Reduktimin e fiksimit për t'u dukur bukur në çdo moment

Një tjetër sfidë që u luftua përgjatë pandemisë. Kuptuam se make up-i s'është edhe aq i rëndësishëm dhe se mund t'ja dalim perfekt me vetëbesimin edhe nëse qëndrojmë nga mëngjesi në darkë me pizhama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat