Një fëmije, nuk mund dhe nuk ka pse të bëjë të njëjtat gjera, të ketë të njëjtat arrije dhe të njëjtat rezultate, ne te njejten kohe, me nje moshatar te tij. Cdo femije ka kohen e tij dhe kjo kohë duhet respektuar, nese vertet kërkojmë që neser, ky fëmijë të jetë nje person.
Nëse të rriturit kërkojnë, që fëmija t’i realizojë gjërat apo mësimet, kur e “urdhërojnë” ata, të rriturit, femijes i vritet pikerisht aftesia kreative e të mësuarit dhe vetija e mendimit, që kalon nga nje nivel i arritur në një nivel më të avancuar.
Mëndja e njeriut është proces në evoluim, që realizohet falë informacionit, energjisë, fantazisë , imagjinatës dhe faktorit kohe.
Prandaj kujdes prinder dhe mesues, kur pretendoni arritje sipas dëshirave apo standarteve tuaja. Po nuk pranuat, që është vetë fëmija, që do të realizojë procesin, do te jeni vetem pengesë për të, ndërsa fëmija ka shumë nevojë për ju. Ju të rritur, prindër dhe mësues, jeni si drita në një rrugë të errët, që ja lehtëson ecjen njeriut në të. Përpiquni prindër dhe mësues t’ia lehtësoni rrugën e rritjes dhe të mësuarit fëmijës.