Disa raste kur burrat s'kanë asnjë ndryshim nga fëmijët!

Life style

Disa raste kur burrat s'kanë asnjë ndryshim nga fëmijët!

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Ju ndodh ndonjëherë që teksa i shihni të sillen në një mënyrë të caktuar, të mendoni me vete çfarë keni bërë që duhet të rrisni një tjetër fëmijë me të cilin ju ndodh të ndani shtratin? Burrat, ndoshta pa e kuptuar kthehen shpesh herë në bebe. Sidomos në situatat në vijim që me siguri, i keni jetuar shpesh.

1. Harrojnë se janë të uritur dhe bëhen nervozë për çdo lloj gjëje. Dhe këtë e bëjnë pothuajse çdo ditë. Uria është cikli menstrual i meshkujve.

2. Nëse nuk u kushton vëmendje, bëjnë më keq se një bebush që kërkon qumësht. (Pse u vonove çerek ore për të më kthyer përgjigje?!)

3. Nëse zgjohen me një djegie minimale fyti, e quajnë veten 'të sëmurë'. Janë aq sëmurë sa ti nuk i kupton dot sepse s'ke qenë kurrë aq rëndë sa ata.

4. ...por edhe nëse kanë një dëmtim shumë serioz, si përshembull, nëse (largqoftë) ka thyer krahun, nuk ka bir njeriu që t'ua mbushë mendjen të shkojnë tek doktori. 

5. Nëse bëjnë një gjë sado të vogël, si përshembull kujtohen të mbyllin frigoriferin mbasi marrin ushqimin, apo kanë thekur vetë bukën *e tyre* në tostë,  presin një vlerësim me 5 yje, fishekzjarre dhe një medalje. 

6. Edhe pse mund ta kenë lënë gjirin shumë vite më parë, kanë sërish uri për gjokse. 

7. Të lënë shumicën e netëve pa gjumë. Kanë një zakon që sa herë kolliten duhet të kthehen në anën tjetër duke e tronditur krevatin si tërmet, ose sepse zgjohen nga ndonjë ëndërr.

8. Nëse i përkëdhel kur s'janë në terezi për përkëdheli, irritohen dhe fillojnë ankesat.

9. S'para u shkon ndërmend të ndërrojnë rrobat kur ju duhet të shkoni diku. (A mund të vij me atletet e kalçetos për darkë?)

10. Kur blejnë një lodër të re, si përshembull, një smart phone të ri, zhduken gjatë gjithë ditës duke luajtur me të në dhomë.

11. U pëlqen të japin përgjigje njërrokëshe, si: 'po', 'jo', 'nc' apo 'ëhë'. A mund ta përfundosh një fjali të plotë nga fillimi në fund?

12. Nëse shkon me ta në plazh, të duhet të mbash të gjitha rraqet e tyre në çantë (sepse shiko, ti paske një çantë! Do të ma fusësh pak kapelen?)

13.  Kanë atë maninë për t'u thënë 'jo' ushqimeve që s'i kanë provuar më parë (Jo jo, më mirë po iki në shtëpi të ha ushqimin e mamit)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat