E dimë që në mendjen tuaj palestra dhe aktiviteti fizik fillon direkt pas vitit të ri, por sa do ta mbani fjalën e dini vetëm ju! Për t'ju motivuar sado pak na lini t'ju themi se nuk është nevoja për t'u sforcuar me orë të tëra në mënyrë që të hiqni kilogramët e marra.
Mjafton të ecni, pasi kjo e fundit ka rezultuar edhe më efektive se vrapi!
Ekuacioni mbi të cilin është mbështetur e gjithë teoria e mëparshme (që thotë se vrapi është më efektiv se ecja) është hedhur poshtë nga një sërë studimesh. Kjo sepse kishte dy probleme shumë të mëdha me të. E para: grupi mbi të cilin ishte testuar përbëhej nga shumë pak persona dhe e dyta: nuk merrte në konsideratë faktin që njerëz të ndryshëm shpenzojnë nivele të ndryshme kalorish.
Fatmirësisht kërkuesit kanë shpikur një metodë të re matjeje e cila rezulton 2 deri në tre herë më e saktë. Ajo merr parasysh jo vetëm një grup më të madh njerëzish por gjithashtu edhe peshën, gjatësinë dhe shpejtësinë me të cilën jeni duke ecur. Nuk është ende e qartë se kur ky ekuacion do përdoret në një shkallë më të gjerë, por ajo që duhet të bëni ndërkohë, është t’i shtoni rutinës tuaj disa hapa më shumë.