Rrëfimi i kësaj nëne për gruan e ish burrit të saj do t’ju lërë pa fjalë. A do të mendonit edhe ju njësoj?

Life style

Rrëfimi i kësaj nëne për gruan e ish burrit të saj do t’ju lërë pa fjalë. A do të mendonit edhe ju njësoj?

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

“Ajo është bashkëshortja e babait të vajzave të mia. Ai ka gjetur një vajzë të thjeshtë dhe tepër simpatike. I jam falenderuese asaj, pasi qëndron me vajzat e mia kur babai i tyre nuk është në shtëpi. Ajo e mbështet atë edhe për të qenë një baba i mirë dhe prezent për vajzat, siç ka qenë përherë. Nuk i ka bërë diçka të keqe vajzave të mia, përkundrazi, është kujdesur tejmase për to. Ndaj, i jam thellësisht falenderuese.

Pyes veten, pse vallë nënat sillen në mënyrë tepër xheloze dhe të pasjellshme me femrat që martohen me ish burrat e tyre? Në fund të fundit, gjëja kryesore që ato dëshirojnë, është ta duan sinqerisht personin që kanë në krahë, aq sa e pranojnë edhe me fëmijë, duke u bërë kështu një mikeshë me fëmijët, përveçse të jenë një nënë e dytë për ta.

Nuk duhen bërë shumë drama. Një fëmijë mund të ketë dy nëna, ose dy baballarë sipas mendimit tim. Madje mendoj se sa më shumë persona t’i duan vajzat e mia, aq më e lumtur ndihem unë. Unë atë femër nuk do ta bëj të ndihet asnjëherë si një person i tepërt, apo t’i them se ajo po kërkon t’i dëmtojë vajzat e mia.

Përkundrazi, e shpreh sërish, i jam tepër falenderuese.

Femrat duhet të sillen me pjekuri. Përqendrohuni në faktin që duhet të jeni nëna të mira. Mos i fyeni, dhunoni, keqtrajtoni fëmijët tuaj për faj të bashkëshortes së re të ish-it tuaj. Pranojini gjërat siç janë. Fëmijët e tu do të jenë përherë të tutë. Fëmija yt do të të dojë gjithmonë. Ndaj, dashuroni më tepër dhe urreni më pak!”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat