6 këshilla për prindërit: Si të rrisni fëmijë inteligjentë

Life style

6 këshilla për prindërit: Si të rrisni fëmijë inteligjentë

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Një mendje kurioze, e mirë-zhvilluar dhe e disiplinuar,përbën një avantazh në shumicën e aktiviteteve njerëzore, nga shkolla tek puna dhe marrëdhëniet sociale.

Bazuar në gjetjet aktuale të studimeve mbi inteligjencën dhe trurin, ja cilat janë përfundimet e mia në lidhje me këshillat praktike që duhet të kenë parasysh prindërit që synojnë të mbështesin zhvillimin e inteligjencës së fëmijës së tyre.

1. Gjithçka fillon me ju si prind
Kujdesuni mirë për veten tuaj, në mënyrë që të kujdeseni mirë për fëmijën tuaj. Kur e pranoni se është normale të jeni një qenie e papërsosur dhe t’i mirëprisni gabimet që bëni si shans për të mësuar, ju po e ndihmoni fëmijën tuaj të lulëzojë në çdo mënyrë.

2. Tregoni ndaj fëmijës suaj një dashuri bujare në veprim
Jini të besueshëm dhe vazhdimisht të ngrohtë. Jini të mirë dhe të durueshëm me të.

3. Dëgjojeni vërtet atë
Përgjigjuni pyetjeve që u bën fëmija juaj, kushtojini vëmendje kurioziteteve të tij. Ji i  pranishëm në shqetësimet që ai ka.

4. Sigurohuni që të keni shumë kohë për të luajtur më të
Mos harroni se loja është veprimtaria më thelbësore për zhvillimin e trurit të fëmijës suaj të vogël (të paktën deri në moshën7-vjeçare), sesa koha e kaluar për gjëra që duken më shumë si mësime akademike. Koha e lojës nuk është aspak një kohë e humbur në procesin e zhvillimit të inteligjencës.

5. Stimuloni të gjitha shqisat e fëmijës suaj
Që nga lindja e tutje, jepini fëmijës suaj mundësi për të eksploruar duke përdorur që të gjitha shqisat e tij. Kur ata duken veçanërisht të interesuar për diçka, ndihmojini të gjejnë mënyra për të mësuar më shumë rreth saj.

6. Modeloni dhe mësoni sesi të menaxhoni emocionet
Rregullimi i emocioneve, vetëkontrolli dhe këmbëngulja janë më të rëndësishme sesa Koeficienti i Inteligjencës (IQ) për të pasur sukses në çdo fushë të jetës. Ndaj mësojini fëmijës tuaj teknikat e relaksimit si frymëmarrja e ndërgjegjshme, dhe sigurohuni që ata të kenë ekuilibër të mjaftueshëm në jetën e tyre, duke përfshirë kalimin e kohës në natyrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat