Gruaja rrëfehet e shqetësuar: Burri nuk është i interesuar për seks, kam frikë se kolegia e tij...

Life style

Gruaja rrëfehet e shqetësuar: Burri nuk është i interesuar për seks, kam frikë se kolegia e tij...

Nga: B.S. Më: 1 janar 2022 Në ora: 22:29
Foto ilustrim

Një grua ka rrëfyer për The Sun problemin e saj, derisa mendon se burri i saj po e tradhton me kolegen e tij të punës, e cila është e re dhe i është bashkuar ekipit të tij së fundi, përcjell Bota sot.

Ajo ka thënë se burri shkon herët në punë, vjen shumë vonë dhe pi shumë dhe nuk ka interes për seks, derisa thotë se është shumë i lodhur por që ajo dyshon se ai ka aferë me atë kolege.

Rrëfimi i plotë i gruas:

Një grua e re i është bashkuar ekipit të burrit tim në punë dhe që nga atëherë ai nuk dëshiron më seks.

Unë mendoj se ai ka një aferë.

Ai punon si roje sigurimi në një kompani të madhe ndërtimi.

Kolegët e tij nga kryesisht meshkuj por së fundmi një vajzë në të njëzetat i është bashkuar atyre në ekip.

Ai më tha se atij i ishte kërkuar që ta merrte atë dhe ta mësonte e t’i tregonte punën asaj.

Ne jemi bashkë prej 20 vitesh. Unë jam 43 vjet ndërsa ai 44.

Jeta jonë seksuale ka qenë gjithmonë e mirë dhe e rregullt, ai ka dëshirë seksuale më të lartë se unë por kohët e fundit nuk ka qenë i interesuar. Ai thotë se është shumë i lodhur.

Ai po punon me orar shtesë, shkon shumë herët në punë dhe vjen shumë vonë dhe po pi shumë.

Ai është i distancuar dhe i padashur.

Kam shumë frikë që të përballem me të për këtë temë por intuita më thotë se kjo femër është arsyeja.

Përgjigja e psikologes:

Mund të ndodhë që për ty dy dhe dy bëjnë pesë.

Biseda me të është e vetmja mënyrë për të zbuluar të vërtetën.

Ai vërtet mund të jetë i stresuar dhe i lodhur - kjo ka një efekt në epshin. Alkooli gjithashtu nuk ndihmon.

Thuaji se ndihesh e shqetësuar për ndryshimin në jetën tënde seksuale dhe kërkoji të jetë i sinqertë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat