Njerëzit që flenë shumë nuk janë përtacë por të zgjuar; Ja çfarë tregon studimi i fundit

Life style

Njerëzit që flenë shumë nuk janë përtacë por të zgjuar; Ja çfarë tregon studimi i fundit

Më: 3 janar 2022 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Në krye të studimit, të publikuar në “British Medical Journal” ishte John Axelsson nga instituti “Karolinska” në Stokholm.

Studiuesit kanë analizuar gjumin e disa njerëzve nga 18 deri 31 vjeç, duke i fotografuar. Herën e parë i detyruan ata të flenë 8 orë, ndërsa më pas vetëm 5 orë. Shkrepjet janë bërë krejt natyrale, pa aspak makijazh. Rezultati? Shenjat e lodhjes ishin më të dukshme tek ata që kishin bërë vetëm 5 orë gjumë.

Më tërheqësit rezultuan ato që kishin bërë gjumë më të gjatë. Me pak fjalë, tashmë s’janë më sytë që flasin, por direkt shenjat e fytyrës, që janë në gjendje të zbulojnë se sa ke fjetur një natë më parë.

Për më tepër, raporti mes gjumit të paktë dhe shëndetit është konfirmuar edhe në studime të tjera, ashtu si edhe lidhjes dhe tërheqjes kundrejt dikujt dhe gjendjes së tij të mirë shëndetësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat