Disa këshilla si të jepni puthjen më të paharrueshme

Life style

Disa këshilla si të jepni puthjen më të paharrueshme

Më: 4 janar 2022 Në ora: 20:48
Foto ilustrim

Puthja mes një çifti është një nga momentet më private dhe intime.

Shkrimtarë dhe poetë të ndryshëm, shpesh e kanë cilësuar puthejn më erotike se vetë marrëdhënien seksuale.

Një puthje e mirë mund të zgjojë romancat në lidhjen tuaj dhe t’ju bëjë të pazëvëndësueshëm në sytë e partnerit/es.

Prandaj, lexoni më poshtë dhe filloni rrugëtimin tuaj si ekspert/e i puthjeve romantike.

Kuptoni se një puthje e mirë, nuk duhet të jetë vetëm në buzë.

Shkoni në pikat “unike” të trupit të partnerit tuaj, që do ta çmendin atë:

– Qafa

– Nën kockën e nofullës

– Pjesa e butë në fundin e veshit

– Një zhytje e vogël në kocka poshtë qafës

– Maja e hundës

– Balli

– Shpatullat

Mund të merrni “pak pushim”, disa sekonda, për të shijuar njëri-tjetrin dhe për të marrë frymë.

Filloni nga buzët, duke u puthur pa gjuhë, për të vazhduar butësisht në mjekër, pastaj përgjatë kockës së nofullës dhe drejt veshit. Prej këtu, merrni frymë pranë veshit të tyre, ose pëshpëritini diçka të ëmbël.

#2

“Kapeni” partnerin/en nga pas, dhe filloni t’i puthni nga supet, drejt qafës dhe veshit. Më pas, kthehuni dhe filloni ta puthni në ballë, përgjatë pjerrësisë së hundës, duke përfunduar në buzë.

#3

Sigurohuni t’i mbani duart në vendin e duhur. Nëse ju ndodh të pyesni veten: “Ku t’i mbaj duart?”, këtu keni gjithë opsionet më të mira.

– Vendosini të dyja duart në të dyja anët e kokës së partnerit, pastaj rrëshqitini duart në flokët e tyre.

– Vendosini pas qafës ose në pjesën e poshtme të shpinës.

– Lërini të dyja duart të mbështeten lehtë në gjoksin ose kraharorin e tyre.

– Vendosni të dyja durat në ijet e tyre

– Provoni të lëvizni me gishta lart e poshtë në shtyllën kurrizore, poshtë qafës së tyre ose të rrini pezull rreth faqeve dhe nofullës.

#4

Sigurohuni t’i mbani sytë mbyllur dhe ndoshta t’i hapni ato për pak, vetëm në momentin e pauzës.

#5

Rifreskoni frymëmarrjen, por sigurohuni që goja të mos vijë aromë të fortë menteje apo diçka e ngjashme.

#6

Shikoni vendndodhjen dhe gjeni momentin e duhur.

Një puthje mund të jetë sa intime dhe rastësore, prandaj kuptoni situatat. Për shembull, nuk do ishte e përshtatshme, të jepnit një puthje pasionante dhe të gjatë në autobus.

#7

Vështroni çfarë kërkon partneri.

Ndoshta ju kuptoni se ai/ajo nuk po ndihet mirë ose ndoshta do ta çojë puthjen më tej. Kuptoni situatën dhe veproni në varësi të saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat