Të biesh në dashuri me veten/ 15 mënyra të thjeshta se si mund ta arrish

Life style

Të biesh në dashuri me veten/ 15 mënyra të thjeshta se si mund ta arrish

Më: 6 janar 2022 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

“Ta duash veten nuk është kotësi, është diçka e shëndetshme”. – Katrina Mayer

Nuk ka asgjë të gabuar të duash dhe të kujdesesh për të tjerët, madje është diçka që duhet ta bëjmë. Problemi nis kur harrojmë të duam veten tonë, përpara se të duam të tjerët. Në këtë artikull do të mund të lexoni disa mënyra të thjeshta se si mund ta doni akoma më shumë veten tuaj.

Bëni paksa pushim. Është normale të kujdesesh për të tjerët, por mos e harro në asnjë moment veten tënde duke e lënë pas dore. Bëj pushim dhe “karikohu” me energji pozitive.

Psikoterapia do të thotë gjithashtu përkujdesje për veten. Të kujdesesh për veten, mendërisht, është dashuria më e mirë që mund t’i japësh vetes. Të punosh me një terapist mund të ndihmojë të përmirësosh dobësitë e tua dhe të krijosh strategji të reja për t’u kujdesur për veten.

Natyra është shëruese. Gjej kohë të lirë për të qëndruar në natyrë me personat që do. Bëj shëtitje me miqtë, ose thjesht ulu në një park dhe shijoji bukuritë e natyrës.

Adopto një kafshë. Jo vetëm do të fitosh një anëtar të ri në shtëpinë tënde, por do të fitosh mbrapsht edhe dashuri të sinqertë e pa kushte.

Një shtëpi komode do të thotë një zemër komode. Mbushe shtëpinë tënde me gjërat që të japin lumturi. Vendos lule, foto, kujtime dhe gjithçka tjetër që ty të lumturon.

Thuaj “Jo” kur është e nevojshme. Nuk ke pse pranon gjithçka në çdo kohë. Të refuzosh diçka është ndonjëherë një akt i të dashuruarit të vetes. Nuk je i/e detyruar të bësh diçka që nuk të pëlqen.

Ha shëndetshëm. Po, ushqimi i shëndetshëm është gjithashtu një mënyrë për të treguar se sa e dashuron veten. Gjej kohën për të gatuar për veten, në mënyrë që të ushqehesh siç duhet.

Lexo, lexo dhe vetëm lexo. Është e thjeshtë të thuash se nuk ke kohë, por mundohu sikur vetëm 10 minuta në ditë të lexosh dhe do ta kuptosh se sa nder do i bësh vetes tënde.

Ushtrimet fizike janë gjithashtu një mënyrë e mirë për ta dashur veten. Duke u ushtruar fizikisht, ju e mbani veten të shëndetshëm/shëndetshme. Mundohuni të bëni aktivitete të lehta, sikur vetëm ecje në ditë për 30 minuta. Mjafton të mos bëni jetë sedentare.

Medito. Meditimi ka shumë përfitime për të përmirësuar botëkuptimin dhe dashurinë për veten. Gjithçka që të duhet të bësh, është të mbyllësh sytë, të përqendrohesh tek frymëmarrja dhe të lësh mendimet të rrjedhin lirshëm.

Kujdesi për veten do të thotë dashuri për veten. Të shkosh për një masazh, pedikyri, apo prerja e flokëve janë detaje që ndonjëherë na dalin nga mendja, por realisht tregojnë dashuri për veten.

Dil në takim me veten. Të shpenzosh kohë me ata që do, është diçka e bukur, por të shpenzosh kohë me veten tregon se e do shumë veten dhe ka për të të pëlqyer pamasë edhe kjo mënyrë daljeje.

Përfshihu në hobit e tua. Çfarë të bën të ndihesh mirë? Të shkruash, të lexosh, tëkëndosh, apo të pikturosh? Cilado qoftë ajo që të pëlqen të bësh, gjej kohë për ta bërë atë që do.

Qaj kur e ndjen se duhet të qash. Qaj sa herë ta ndjesh. Edhe kjo është një mënyrë e të dashuruarit të vetes, pasi e nxjerr jashtë gjithë mllefin e mbledhur përbrenda dhe në fund do të ndihesh padyshim më mirë.

Telefono dikë në rast nevoje. Mos e mundo veten, kur ke nevojë për të folur me dikë, telefono atë që e di se do të dëgjojë e do të japë këshillat e duhura. Jo gjithçka kalohet në jetë i vetëm/e vetme dhe nuk ka asgjë të gabuar të kërkosh ndihmë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat