​Ka një sekret, ja kur duhet hequr bredhi i Vitit të Ri

Life style

​Ka një sekret, ja kur duhet hequr bredhi i Vitit të Ri

Më: 6 janar 2022 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Kur festat mbarojnë, të gjithë nisin nga pastrimi i shtëpisë. Ndër të tjera, një rëndësi shumë e madhe i kushtohet heqjes së dekorimeve, të cilat ruhen për vitin e ardhshëm.

As në këtë rast nuk mungojnë traditat, sidomos kur bëhet fjalë për heqjen e pemës.

Kjo traditë daton që nga shekulli i katërt, ku shumë të krishterë kanë shënuar fundin e sezonit të Krishtlindjeve në Natën e Dymbëdhjetë (ose 12 netë pas Krishtlindjes). Kjo mbrëmje  gjithashtu njihet si vigjilja e Epifanisë.

Epifania shënon ditën kur tre Mbretërit vizituan foshnjën Jezus, dhe festohet ose më 5 janar ose 6 janar. Megjithëse grupet e krishtera thuhet se nuk pajtohen se cila datë është e saktë, tradita dikton se Nata e Dymbëdhjetë është koha më e mirë për të hequr pemën tuaj. Besohet se lënia shumë gjatë pas Natës së Dymbëdhjetë do të sjellë fat të keq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat