S i rezultat i problemeve të ndryshme shëndetësore, apo thjesht viteve, në fytyrë mund të shfaqen njolla të errëta. Në vijim ju paraqesim preparate natyrale, që largojnë njollat nga fytyra.
PATATJA E PAPËRPUNUAR
Patatja përmban materi të ndryshme ushqyese, përfshirë vitaminat B, të cilat aktivizojnë përtëritjen e qelizave. Shumë persona janë bindur se, duke e përdorur, ndikon si preparat kundër njollave dhe qeskave të errëta përreth syve. Sugjerohet ta fërkoni fytyrën me të (pjesët problematike) 3-4 herë në ditë, nga 10 minuta.
UTHULLA E MOLLËS
Uthulla e mollës përmban gjithë kompleksin e përbërësve natyralë, që ndikojnë në pastrimin e lëkurës dhe rigjallërimin e lëkurës. Thjesht, hidhni uthull molle në vendet problematike, 2- 3 herë në ditë. Bëjeni këtë rregullisht për një muaj. Nëse keni lëkurë të ndjeshme, uthulla shkakton djegie, përziejeni me ujë.
KURKUMA
Kjo nuk është vetëm erëz e popullarizuar, por edhe si preparat zbardhues për lëkurën. Ekspertët e kozmetikës natyrale sugjerojnë që kurkumën ta vendosni si maskë, 1-2 herë në javë. Kjo përmirëson gjendjen e përgjithshme të lëkurës dhe zbeh njollat