Ajo tha: “Mos e telefono mjekun, dua të fle e qetë me dorën tënde të shtrënguar në dorën time”. Më pas, ai i foli për të shkuarën, për mënyrën se si ishin njohur, për puthjen e tyre të parë. Nuk kanë qarë, vetëm buzëqeshnin të dy. Nuk u penduan për asgjë, përkundrazi, ishin mirënjohës. Më pas, ajo përsëriti me zë të ulët: “Të dua përgjithmonë” dhe ai ia përsëriti të njëjtat fjalë duke e përqafuar në ballë. Ajo mbylli sytë përgjithmonë dhe po pushonte në paqe me dorën në dorën e bashkëshortit.
Dashuria është gjëja më e rëndësishme, sepse ne vijmë në këtë botë dhe largohemi prej saj pa asgjë tjetër veç dashurisë. Profesioni, karriera, llogaritë në banka. Të mirat materiale janë të përkohshme, asgjë më shumë. Gjithçka mbetet këtu. Ndaj, dashuro sikur të mos kishte asgjë më të rëndësishme në jetën tënde”. – Autor i panjohur
Ndonjëherë ne përqendrohemi aq shumë tek gjërat materiale, tek disa synime që i vendosim vetes, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse gjëra të përkohshme. Asgjë nuk jeton gjatë dhe asgjë nuk e marrim me vete. Në fund të jetës, ato që kanë rëndësi, janë momentet e bukura që kemi kaluar. Në rrezik për jetën, mendon vetëm për personat që do, se si do i lësh ata pas, se si do të jetosh pa ta dhe si do të jetojnë ata pa ty. Nuk mendon askush për fitimet që ka pasur, apo pasuritë që ka. Janë të gjitha të mira materiale që do të mbeten këtu, askush nuk i ka marrë dhe askush nuk do t’i marrë ndonjëherë me vete.
Ndaj dashuroni, dashuroni me shpirt dhe mos u pendoni. Edhe nëse ju lëndojnë, sërish mos u pendoni për dashurinë e dhuruar. Një ditë do të shpërbleheni për gjithçka dhe do ta kuptoni se dashuria e dhuruar dhe e marrë nga të tjerët, është gjëja më me vlerë në botë.