Ky truk gjithashtu ka efektin që fytyra juaj të duket më e hollë dhe më e lëmuar
Pozimi për një foto ndonjëherë mund të jetë i pakëndshëm. Buzëqeshni dhe shpresoni që fotografia të dalë e mirë, por shpesh nuk është kështu.
Megjithatë, një truk i thjeshtë me gjuhën tuaj do t’ju ndihmojë të dukeni më mirë në çdo foto dhe buzëqeshja juaj do të shkëlqejë, siç raporton “The Sun”.
Duke e vendosur gjuhën në qiellzën tuaj, menjëherë pas dhëmbëve, fotografia do të dalë shumë më e mirë dhe buzëqeshja juaj do të jetë më e relaksuar dhe më natyrale.
Ky truk gjithashtu ka efektin që fytyra juaj të duket më e hollë dhe më e lëmuar pasi shtrëngon zonën poshtë mjekrës dhe krijon përshtypjen e një dukjeje rinore.