Kur femrat vërejnë një rrudhë në fytyrën e tyre, atëherë ato përcaktohen për ndërhyrje laserike dhe kremra të shtrenjta. Ato duhet t'i takojnë të kaluarës, sepse kemi disa këshilla për ju.
HARROJENI ALKOOLIN
Mos harroni se as një gotë e vetme me alkool nuk i shkon për shtati trupit tuaj. Alkooli nxit prodhimin e radikalëve të lirë dhe në këtë mënyrë dëmtojnë qelizat e lëkurës.
MOS JETONI PA DOMATE
Edhe pse ndoshta gjatë verës i konsumoni më shpesh në formë të sallatës, provoni që t'i zieni, t'i ngrini dhe t'i ruani për më vonë.
HARRONI SHEQERIN DHE USHQIMIN E SHPEJTË
Ushqimi i shpejtë është përplot me sheqer dhe aditiv që kurrsesi nuk janë të shëndetshëm për organizmin tonë, ndërsa që yndyrat që pjekin ushqimin shkaktojnë inflamacione dhe skuqje të fytyrës.