Ja pse disa persona e kanë të vështirë të krijojnë miqësi të reja

Life style

Ja pse disa persona e kanë të vështirë të krijojnë miqësi të reja

Më: 29 janar 2022 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Nëse jeni përpjekur ndonjëherë të bëni miq të rinj, sepse jeni ndjerë të vetmuar, për disa kjo mund të jetë e vështirë.

Në shkollë, të bësh miq mund të jetë shumë e thjeshtë, por jashtë saj mund të jetë e kundërta.

Kur disa studiues intervistuan të rriturit rreth miqësisë, ata thanë se sfida më e rëndësishme ishte mungesa e besimit.

Kjo do të thotë që njerëzit e kishin më të vështirë t’i besonin dikujt të ri, pra dikujt që nuk e kishin njohur më herët, shkruan Indianexpress.

Sipas ekspertëve, kjo është arsyeja pse shumë njerëz përpiqen ta mbajnë rrethin e miqve të vjetër sa më gjatë që të jetë e mundur, duke pasur parasysh besimin që mund të kenë krijuar gjatë shumë viteve.

Ndërkaq, pas çështjes së besimit vjen koha, mungesa e kohës ishte arsyeja e dytë më e zakonshme që njerëzit jepnin pas mungesës së besimit kur u pyetën pse e kishin të vështirë të bënin miq si të rritur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat