Një mashkull 30-vjeçar, ka rrëfyer për "The Sun", se është tronditur pasi ka mësuar lidhjen sekrete të partneres së tij.
Ai ka thënë e dashura i ka thënë se ndihej e lënë pas dore nga ai dhe se për këtë arsye ishte pre e lehtë për të dashurin e ri, përcjell Bota sot.
Rrëfimi i tij i plotë:
E dashur psikologe:
E dashura ime ka pasur një lidhje me dikë që njoh. E mora vesh dy muaj më parë dhe u trondita deri në palcë. Mendova se ishim marrëzisht të dashuruar me njëri-tjetrin.
Jemi në të tridhjetat, kemi shtatë vjet bashkë dhe kemi dy vajza.
Ajo tha se nuk e dinte pse e bëri këtë, por se ishte e pakënaqur dhe gëzonte vëmendjen që ky djalë i kushtoi asaj. Është e vërtetë që nuk kam qenë tepër i dashur. Unë dua ta kapërcej këtë.
Përgjigjja e psikologes:
Ka shumë për të bërë. Nëse e dashura juaj ndihej e padashur, ajo ishte pre e lehtë për dikë tjetër.
Është në fuqinë tuaj ta ndaloni të ndjehet e neglizhuar. Punoni mes jush se çfarë duhet të ndryshojë. Fletëpalosja ime elektronike "Kujdes për marrëdhënien tuaj" do të ndihmojë./Botasot