Ndryshimi nis nga vetja. Duhet t’i bëjmë të tjerët të ndihen mirë me veten e tyre

Life style

Ndryshimi nis nga vetja. Duhet t’i bëjmë të tjerët të ndihen mirë me veten e tyre

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

“Sot isha në radhë në postë dhe në sportelin e saj shërbente një burrë në moshë mesatare. Më pa në fytyrëdhe më tha: “E keni problem nëse mund t’ju them diçka?”. Më vajti menjëherë mendja se do të kritikonte njollën qëkam në fytyrë si pasojë e djegies (99% e personave që nuk më njohin më pyesin pikërisht për të). Por për të mos u treguar e pasjellshme, i buzëqesha dhe iu përgjigja se sigurisht që mund të mëthoshte apo pyeste çfarë tëdëshironte. 

Në vend që të më pyeste, ai më tha: “Vajza ime ka të njëjtën njollë në fytyrë si ti. Edhe mbesa ime. E di që shumëpersona reagojnë në mënyrë pak të sjellshme përballë gjërave të tilla të dukshme, por duhet t’i injorosh. Ështëdiçka e bukur”. Doja ta falenderoja për mirësjelljen e tij. Me çfarë më tha, nëse në këtëmënyrë sillet edhe me tëtjerët, është sigurisht një person që po mundohet ta bëjë botën një vend më tëmirë”. – Crystal Hodges

Është padyshim e vështirë të hasesh përditë me njerëz që të shohin çuditshëm, apo reagojnë çuditshëm ndaj diçkaje që mund të duket anormale në pamjen e jashtme. Ndonjëherë nuk e kemi në dorë çfarë na ndodh apo ta zgjedhim vetë paraqitjen tonë. Ama padiskutim e kemi në dorë mënyrën se si reagojmë ndaj të tjerëve. Ne e kemi në dorë të mos ua shtojmë dhimbjet atyre që përditë i vuajnë shikimet dhe opinionet e pavenda apo negative tëtë tjerëve. 

Ne jemi persona tepër kritikues, sidomos për pamjen e jashtme. Kjo është padiskutim e gabuar, pasi nuk e kemi ne atë të drejtë dhe kjo gjë duhet të ndryshojë. Mirëpo ndryshimi nis nga vetja dhe duhet të jemi ne që të mos i paragjykojmë të tjerët, përkundrazi, t’i bëjmë ata të ndihen mirë me veten dhe me çfarëpërfaqësojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat