Mënyra se si fle dhe pozicioni që merr trupi gjatë gjumit nuk është aq i parëndësishëm, por tregon edhe marrëdhënien që ke me partnerin. Pozicionet e gjumit të çifteve janë bërë objekt i një studimi të kryer me 1100 njerëz, i publikuar në faqen online “Edinburgh International Science Festival”.
Nga studimi është vënë re se, përgjithësisht çiftet që flenë në një distancë të shkurtër nga njëri-tjetri janë më të lumtur se pjesa tjetër që flenë në një distancë të konsiderueshme. Po ashtu, nëse trupat flenë duke pasur kontakt me njëri-tjetrin, marrëdhënia është edhe më e lumtur.
Rreth 42 për qind e çifteve që ishin pjesë e studimit treguan se flenë me shpinë nga njëri-tjetri, 31 për qind flinin në të njëjtin drejtim dhe vetëm 4 për qind e tyre flinin ballë për ballë. Rreth 34 për qind e çifteve flenë ngjitur me njëri-tjetrin, 12 për qind, në një distancë të vogël, ndërsa 2 për qind flinin deri në disa centimetra distancë.
1. Çiftet që flenë me shpinë nga njëri-tjetri dhe preken.
2. Çiftet që flenë në të njëjtin drejtim, ngjitur me njëri-tjetrin.
3. Çiftet që flenë në të njëjtin drejtim, por me një distancë nga njëri-tjetri.
4. Çiftet që flenë me shpinë nga njëri-tjetri, por pa u prekur.
5. Çiftet që flenë përballë njëri-tjetrit.